LAJMI I FUNDIT:

PSG po përgatit ofertë për Saliban

PSG po përgatit ofertë për Saliban

William Saliba është njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Qendërmbrojtësi francez u rikthye te Arsenal pas huazimit nga Olympique Marseille dhe është shndërruar në një lider të londinezëve.


Por kontrata e francezit me Topçinjtë skadon në verën e vitit 2024 dhe ai ende nuk ka rinovuar.

Arsenali i ka ofruar rinovimin e kontratës, por francezi ende nuk ka pranuar pasi dëshiron një pagë mbi gjashtë milionë euro në sezon.

PSG është duke e monitoruar situatën e francezit dhe gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të dërgojnë ofertë zyrtare.

Në rast se Saliba nuk rinovon kontratën, atëherë Arsenal mund ta shes yllin e tyre, por do të kërkojë mbi 50 milionë euro.

Kujtojmë që situatën e Salibas janë duke e monitoruar edhe dy gjigantët spanjollë Barcelona dhe Real Madrid. /Telegrafi/