LAJMI I FUNDIT:

PSG ia kërkon Barcës shërbimet e Lenglet dhe para në marrëveshjen për Neymarin

PSG ia kërkon Barcës shërbimet e Lenglet dhe para në marrëveshjen për Neymarin

Paris Saint Germaini thuhet se është i gatshëm që ta lejojë largimin e Neymarit në drejtim të Barcelonës, por ka kërkuar në marrëveshje edhe shërbimet e Clement Lenglet.

Kampioni i Ligue 1 tashmë është njoftuar me dëshirën e sulmuesit brazilian që të largohet nga Parku i Princave, dy vite pasi e kompletoi kalimin nga skuadra katalunase për shumën rekorde 222 milionë eurosh.


Mirëpo, për ta lënë 27-vjeçarin që të rikthehet në Camp Nou, parisienët janë duke kërkuar hiç më pak se 250 milionë euro.

Neymar dhe Al-Khelaifi (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Sport raporton se PSG është e gatshme ta pranojë shitjen e Neymarit, por kërkon që në marrëveshje të përfshihen  shërbimet e 24-vjeçarit.

Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me "sulmin më të madh të të gjitha kohërave"
Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me "sulmin më të madh të të gjitha kohërave"

Barcelona e transferoi mbrojtësit francez nga Sevilla për 35 milionë euro, i cili në sezonin e kaluar ka bërë 23 paraqitje.

Blaugranët mund ta pranojnë me lehtësi që në marrëveshje ta përfshijnë Lengletin dhe t’i ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e brazilianit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori