LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton klasiken franceze ndaj Marseilles – bashkëpunim i artë mes Messit dhe Mbappes

PSG fiton klasiken franceze ndaj Marseilles – bashkëpunim i artë mes Messit dhe Mbappes

Paris Saint Germain ka fituar 3-0 në udhëtim te Marseille në Les Classique që u zhvillua në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.

Kylian Mbappe e realizoi golin e parë të takimit në minutën e 25-të, me një asistim të Lionel Messit.


Katër minuta më vonë, argjentinasi ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, por që ky gol ishte i veçantë.

Ishte goli i 700-të për shtatë herë fituesin e Topit të Artë në nivel klubesh, një shifër tejet e mrekullueshme.

Të tretin për PSG-në e realizoi Mbappe (55’), që është i dyti i tij në këtë ndeshje, ndërsa Messi regjistroi po ashtu asistimin e dytë.

Marseille rrezikoi në minutën e 65-të me anë të Alexis Sanchez, por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje brilante.

Pas javës së 25-të, PSG (60) ka shkuar tetë pikë nga vendi i dytë, Marseille (52), ndërsa në xhiron e 26-të do të përballet me Nantes. /Telegrafi/