LAJMI I FUNDIT:

PSG e gatshme t’ia vazhdojë kontratën Thomas Tuchelit  

PSG e gatshme t’ia vazhdojë kontratën Thomas Tuchelit  

PSG është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por kryesia e klubit ka besim të madhe në trajnerin Thomas Tuchel.

Parisienët edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë ndaj Manchester United (2-0), në ndeshjen e dytë pësuan humbje në shtëpi (3-1), për tu eliminuar.


Ky dështim pritej që ta mbyllte aventurën e Thomas Tuchel te Paris Saint Germain.

Shumë kanë pritur që trajneri gjerman të largohej edhe pse e ka dominuar kampionatin në Francë.

Por presidentin Nasser Al-Khelaifi, ka vendosur që t’i besojë Tuchelit.

Sipas tij eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte thjeshtë një aksident  dhe Tuchelit pritet t’i ofrojë rinovimin e kontratës.

Aktualja  i skadon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/