LAJMI I FUNDIT:

PSG bën hap fals në garën për titull, barazon ndaj Rennes

PSG bën hap fals në garën për titull, barazon ndaj Rennes
(Foto: Twitter/Stade Rennais F.C.)
-->

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur më shumë se një barazim (1-1) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Rennes në  Roazhon Park.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë me një gol të Neymarit nga pika e bardhë (90’+6).

Në gjysmën e dytë, vendasit arritën që ta barazonin rezultatin përmes Sehrou Guirassy (70’), i cili u asistua nga Benjamin Bourigeaud.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Në minutën e 87-të mysafirët mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Presnel Kimpembe me karton të kuq, ashtu që nuk ia dolën ta kthenin epërsinë.

Ky barazim e lë Paris Saint-Germainin tri pikë prapa liderit Lille, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Stade de Rennais ka mbetur një pikë prapa zonës evropiane që mbahet nga Marseille. /Telegrafi/