LAJMI I FUNDIT:

Pse shpesh nuk i mbajmë mend ëndrrat tona

Pse shpesh nuk i mbajmë mend ëndrrat tona
(Foto: Unrevealed Files)

Truri ynë ndërton ëndrrat nga kujtimet tona që janë të pranishme në jetën e përditshme, por disa njerëz shpesh e kanë të vështirë të kujtojnë ëndrrat e tyre.

Më poshtë lexoni arsyet pse ne nuk i mbajmë mend ëndrrat tona, nga stresi deri te zgjimi i shpejtë:

Stresi

Hulumtimet kanë treguar se stresi jo vetëm që prish dhe shkurton fazën e gjumit REM, por gjithashtu rrit numrin e zgjimeve gjatë natës. Të dyja mund ta bëjnë të vështirë për ju të mbani mend atë që keni ëndërruar.

Në ju është diçka e vdekur: Zbuloni përse shfaqen dhe çfarë domethënie kanë ëndrrat
Lexo po ashtu Në ju është diçka e vdekur: Zbuloni përse shfaqen dhe çfarë domethënie kanë ëndrrat

Të ushqyerit

Është e rëndësishme të shmangni ushqimet që shqetësojnë gjumin, si ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura, ushqimet pikante, agrumet, por pijet e gazuara.

Trauma

Trauma është e ngjashme me stresin, por shumë më intensive. Mund të çojë lehtësisht në pagjumësi, por edhe në shtypjen e plotë të kujtimit të ëndrrave në një përpjekje për të harruar makthet e dhimbshme sa më shpejt të jetë e mundur – transmeton KP.

(Foto: Medical News Today)

Stimuluesit

Rekomandohet të shmangni kafeinën, nikotinën, alkoolin dhe marihuanën përpara se të shkoni në shtrat, sepse të gjitha ato shqetësojnë gjumin. Edhe pse duket se, për shembull, alkooli kontribuon për të fjetur më shpejt, ai në fakt e prish gjumin në gjysmën e dytë të natës kur alkooli tretet.

Llojet e ëndrrave që shohin më shpesh njerëzit me ankth!
Lexo po ashtu Llojet e ëndrrave që shohin më shpesh njerëzit me ankth!

Barnat e caktuara

Sipas ekspertit të gjumit dhe profesorit të NYU, Girardin Jean-Louis, “disa medikamente mund të ndikojnë në ciklin e gjumit REM ose të shkaktojnë ankthe”.

Çrregullime të gjumit

Gjithçka nga pagjumësia tek apnea e gjumit dhe narkolepsia mund të ndikojë negativisht në ciklin e gjumit REM.

Njerëzit që mbajnë në mend ëndrrat kanë aktivitet të ndryshëm të trurit dhe fakte të tjera deri te të cilat deri tani shkenca ka arritur
Lexo po ashtu Njerëzit që mbajnë në mend ëndrrat kanë aktivitet të ndryshëm të trurit dhe fakte të tjera deri te të cilat deri tani shkenca ka arritur

Zgjimi shumë shpejt

Sipas psikologut dhe ekspertit të ëndrrave Rubin Najman, zgjimi shumë shpejt mund t’ju bëjë të harroni atë që keni ëndërruar. Ai thotë se periudha e një lloj marramendjeje, gjendja hibride e jashtëzakonshme në të cilën zgjoheni nga gjumi, është e shkëlqyer për të kujtuar atë që keni ëndërruar.

Duke mos i kushtuar vëmendje

Autori dhe eksperti i ëndrrave të kthjellëta Robert Wagoner përmendi një herë se disa njerëz thjesht janë më të interesuar për ëndrrat e tyre se të tjerët. Dhe, nëse diçka nuk ju intereson, as nuk do t’i kushtoni vëmendje, shkruan Mind Body Green.

Çfarë do të thotë kur vazhdimisht ëndërroni të njëjtin person? Ç'porosi na dërgon nënndërgjegjja në këtë mënyrë
Lexo po ashtu Çfarë do të thotë kur vazhdimisht ëndërroni të njëjtin person? Ç'porosi na dërgon nënndërgjegjja në këtë mënyrë

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori