LAJMI I FUNDIT:

Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza

Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë votuar rreth një rezolute për armëpushim humanitar në Gaza. Në votimin përfundimtar, 13 përfaqësues shtetesh ishin “për”, një “kundër” dhe një abstenoi. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ushtruan të drejtën e vetos.

SHBA, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, votoi kundër. Aleati i saj, Britania e Madhe, abstenoi nga votimi. Kjo përfundimisht do të thotë se rezoluta nuk u miratua.


Përfaqësuesi i SHBA-së, Robert A. Wood shpjegoi arsyen pse e vuri veton ndaj rezolutës.

Aambsadori e quan procesin si “të nxituar” dhe thotë se i mungonte “konsultimi i duhur”. Zyrtari amerikan deklaroi se pjesa më joreale e rezolutës është thirrja e saj për një “armëpushim të pakushtëzuar”.

Më pas, ai shton se “thjesht do ta linte Hamasin në vend, në gjendje të rigrupohet dhe të përsërisë atë që bëri më 7 tetor”. Wood këtë qëndrim (rezolutë) e cilësoi si “recetë për fatkeqësi të reja për Izraelin dhe për palestinezët, por edhe për të gjithë rajonin”.

SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza
Lexo po ashtu SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

Përfaqësuesi amerikan më pas përsëriti atë që presidenti, Joe Biden kishte thënë më parë për këtë çështje, se zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme.

Shteti i Palestinës, i cili ka statusin e vëzhguesit të përhershëm në OKB, e quajti dështimin e miratimit të rezolutës një “pikë kthese në histori” dhe akuzoi Këshillin e Sigurimit për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive përballë numrit në rritje të vdekjeve civile palestineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Botë
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori