LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk doli popullata serbe e Banjskës në rrugë, koloneli në pension i Policisë analizon skenarin

Pse nuk doli popullata serbe e Banjskës në rrugë, koloneli në pension i Policisë analizon skenarin

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka thënë se evitimi i rasteve si ai i 24 shtatorit do të mund të parandaloheshin vetëm nëse forcohet kufiri me Serbinë.

Sylejmani ka thënë në RTV Dukagjini se Serbisë dhe grupeve terroriste u ka dështuar plani, ndryshe ai parashikon se do të kishte pasur edhe grumbullim të popullsisë.


“Ata kanë pasur planet e vete që ose të ndërhyjnë në emër të shpëtimit të popullatës civile. Edhe pse kanë qenë orët e hershme të mëngjesit e keni vërejtur se asnjë person nga popullata civile nuk ka lëvizur. Po të kishin pasur sukses në veprimet e tyre ky grup terrorist, do të kishte pasuar alarmimi pasi e kanë mjaft të zhvilluar atë sistem dhe do të kishin dalë i madh e i vogël nëpër sheshe”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Schneeberger e Kurti diskutojnë për gjendjen në Kosovë pas sulmit terrorist
Lexo po ashtu Schneeberger e Kurti diskutojnë për gjendjen në Kosovë pas sulmit terrorist

Sylejmani thotë se në situate të tilla kur do të kishte shumë popullatë civile në rrugë do të ishte shumë e vështirë neutralizimi i terroristëve.

Ish-koloneli thotë se tashmë duhet shfrytëzuar momentum dhe të bastisen kohë pas kohe manastiret.

“Deri më tani ka qenë pothuajse e pamundur të bastisen manastiret. Nuk ka qenë i përgatitur as opinioni ndërkombëtar për një gjë të tillë”, ka deklaruar ish-koloneli Rrahman Sylejmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori