Kiev apo Kyiv? Derisa forcat ruse kërcënojnë kryeqytetin ukrainas, gjëja më e vogël që duhet bërë njerëzit nga mbarë bota, është që ta mësojnë se si ta shqiptojnë në të vërtetë emrin e qytetit.
Përgjigja është e thjeshtë. Ukrainasit e quajnë kryeqytetin e tyre “Kyiv” (kee-yiv), një transliterim i ukrainishtës “Київ”, ndërsa versioni rus është “Kiev” (kee-yev), përcjell Telegrafi.
Versioni i fundit është i bazuar në transliterimin nga shkrimi rus “Киев”, gjë që u bë i pranuar ndërkombëtarisht gjatë periudhës sovjetike.
“Kur takoj dikë të ri, më pëlqen ta shqiptoj emrin e tij ashtu siç duan të shqiptohet në gjuhën e tyre, prandaj mendoj se është e drejtë ta shqiptoj ‘Kyiv’, sa më afër ukrainishtës të jetë e mundur”, thotë profesori i gjuhës ukrainase në Universitetin e Kembrixhit, Andrii Smytsniuk.
“Shumë ukrainas e shohin këtë si një shenjë respekti për gjuhën dhe identitetin e tyre”, shton ai.
Arsyeja për ndryshimin ndërmjet të dyjave është e lidhur me evolucionin gjuhësor të një rajoni që ka qenë nën perandoritë mongole, lituaneze, polake dhe ruse.
Rusishtja dhe ukrainishtja janë të dyja gjuhë sllave lindore, në krahasim me gjuhët sllave perëndimore si polonishtja dhe ato sllave të jugut, bullgarishtja.
Ka disa shkronja unike në alfabetin e gjuhës ukrainase, për shembull “ї” në “Київ” dhe mjaft dallime në fjalor për ta bërë të vështirë për rusofonët t’i kuptojnë ukrainasit kur flasin në gjuhën e tyre.
Nuk është për t’u habitur që Qeveria ukrainase ndërmori një fushatë katër vjet më parë për të siguruar miratimin ndërkombëtar për emrin e kryeqytetit të saj.
Ekziston edhe një hashtag i njohur në Twitter, #KyivNotKiev. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit