LAJMI I FUNDIT:

Pse Japonia po bën kaq pak testime për coronavirus? Gazetari i BBC në Tokio jep shpjegimin

Pse Japonia po bën kaq pak testime për coronavirus? Gazetari i BBC në Tokio jep shpjegimin

Pse Japonia nuk është në bllokim? Është një pyetje e bërë shumë herë nga e gjithë bota.

Por sipas gazetarit të BBC, Rupert Wingfield-Hayes, kjo nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh atë që po ndodh në Evropë dhe Amerikë.


Por, siç thotë ai, ndoshta është pyetja e gabuar, pasi sipas tij, përcjell Telegrafi, Tajvani, Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe shumica e Kinës kontinentale, gjithashtu nuk kanë pasur kurrë masa të një bllokimi të plotë.

“Për ata që përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh në Japoni, pyetja shumë më e vështirë është është pse ka kaq pak testime për Covid-19 – sidomos kur e krahasoni me Gjermaninë ose Korenë e Jugut”.

Për shembull Tokio, me një popullsi prej 9,3 milionë banorë, dhe qendra e epidemisë së Japonisë.

Që nga shkurti, vetëm 10,981 njerëz janë testuar për Covid-19. Prej tyre, pak më shumë se 4,000 ishin pozitivë.

Por ato shifra janë të habitshme për faktin se numri i të testimeve është aq i vogël dhe sepse përqindja pozitive është aq e lartë.

Dhe siç konstaton gazetari, ajo që tregon është se Japonia po teston vetëm njerëzit që janë tashmë mjaft të sëmurë.

Në fakt, shkruan më tej ai, përcjell Telegrafi, udhëzimet zyrtare për mjekët thonë se ata duhet të rekomandojnë një test vetëm nëse pacienti ka pneumoni.

Kjo është arsyeja pse niveli i testimeve të bëra në të vërtetë në Japoni është afro gjysma e kapacitetit sipas një zyrtari të ministrisë së shëndetësisë, madje disa javë pasi qeveria ka filluar të rrisë testimet e saj. /Telegrafi/