LAJMI I FUNDIT:

Pse dashnoret janë aq atraktive

Pse dashnoret janë aq atraktive

Pothuajse nuk ekziston asnjë mashkull, i cili nuk dëshiron që para vetes, përveç gruas, të ketë edhe dashnoren e re atraktive. Meshkujve kjo lidhje u përshtatet pa kurrfarë problemi.

Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore

1. Dashnorja gjithmonë është e disponuar, e gatshme që t’i zbatojë të gjitha detyrat apo t’i kryejë obligimet e veta ndaj tij.

2. Ai mund të vijë dhe të shkojë kur të dëshirojë. Në ambientin e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.

3. Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë).

4. Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo në këtë rast nuk ka të drejtë të përzihet, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur se për çfarë është fjala.

5. Ajo është gjithmonë e disponuar dhe kurrë nuk ia prishë disponimin.

6. Ai kënaqet me këtë lidhje sepse ia plotëson çdo dëshirë.

7. Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo se lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Çka e nxit femrën që të bëhet dashnore e dikujt?

Shumë gra janë në lidhje dashurie me burra të martuar. Disa nga arsyet janë:

1. Frika nga obligimet. Disa femra i frikohen përgjegjësisë dhe nuk dëshirojnë kurrfarë obligimi. Për këtë shkak shpeshherë ato vendosen për lidhje joserioze me meshkujt e martuar. Ndoshta pas këtij personi, femrat edhe i fshehin lëndimet nga njeriu i dashur i cili ndoshta ende i shfaqet në imagjinatën e saj prej fëmijërie. Pra, më tepër u pëlqen roli i dashnoreve.

2. Shumë dashnore e dinë se mashkulli të cilin e dashurojnë, kurrë nuk do t’ju takojë, por për ta gjithmonë janë të gatshëm. Këto arsye na detyrojnë të mendojmë edhe për kulturën e fëmijëve të këtyre dashnoreve. Këtyre fëmijëve, prej vegjëlisë u flasin se çfarë duhet të bëhen dhe çka pritet prej tyre.

3. Shpeshherë dashnoret kanë pasur babanë, i cili kurrë nuk u ka afruar dashuri prindërore. Dashnorët e martuar janë të ngjashëm me këtë baba dhe sillen njëjtë si ai.

Ai vjen e shkon kur të dëshirojë, prej dashnores pret respekt çdoherë kur gjendet pranë saj. Ai është kryesori që merr qëndrime për lidhje të tilla të cilat i përcakton si të dëshirojë. Të njëjtën gjë e ka bërë dikur edhe i ati me të bijën. Ajo ka shpresuar se sjelljet e tij do të ndryshojnë, madje për këtë ende shpreson. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori