Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, ka thënë se kjo parti ka lansuar një peticion lidhur me rritjen e pagës minimale.

Krasniqi në një konferencë për media, ka thënë se me anë të këtij peticoni presin që të rritet presioni ndaj Qeverisë Haradinaj në mënyrë që të merret sa më parë ky vendim.

“Pas disa inciativave në Kuvend të Kosovës dhe jashtë tij lidhur me rritjen e pagës minimale, dje Partia Socialdemokrate e ka filluar edhe peticionin online në mënyrë që të rritet presioni ndaj Qeverisë Haradinaj që ta merr këtë vendim sa më parë. Brenda 24 orëve janë mbledhur mbi dy mijë nënshkrime, ku gjatë kohës janë duke ardhur nënshkrime të reja. Me anë të këtij peticioni, duam që këtë nismë ta zhvendosim nga Kuvendi dhe zyrat e PSD-së tek angazhimi qytetar, ku sot secili prej neve do të ndikoj që të rritet paga minimale”, ka thënë Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale

Ditë më parë, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, në Kuvendin e Kosovës kishte kërkuar që urgjentisht të rritet paga minimale në 250 euro.

Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhet të ketë pagë më të ulët se 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç. /Telegrafi/