LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Këshilli Ekonomik Social (KES), do të funksionalizohet të enjten dhe pas funksionalizimit presin propozime për pagën minimale aktualisht që duhet të jetë.

Ai ka thënë se e ka menduar që pagë më të ulët se 239 euro, mos të ketë në vendin tonë për të punësuarit nën 35 veç.


“Këshilli Ekonomik e Social duhet të emërohet dhe funksionalizohet dhe propozim për pagën aktualisht minimale. KES-i nëse konstituohet dhe duhet t’i propozojë
Qeverisë për pagën minimale. Koeficienti 1 është 239 euro kish qenë e respektueshme si pagë. Pra 239 euro e kemi menduar që të jetë paga për kategorinë të punësuarve nën 35 vjet”, tha Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Këto komente kryeministri Haradinaj i ka bërë gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës, për pagën minimale në Kosovës që kërkuar nga Grupi Parlamentar i PSD-së.

Ndryshe, në Kosovë paga minimale që nga viti 2011, është 130 euro për të punësuarit nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjet./Telegrafi/