LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale

Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që urgjentisht të rritet paga minimale.

Ymeri para deputetëve ka paraqitur edhe arsyet e rritjes së kësaj page.

“Ne duhet të kalojmë te paga që të mbesim gjallë, në pagën që duhet paguar. Punëtorët duhet të janë të integruar në cdo pjesë të shoqërisë. PSD urgjentisht kërkon që të ngrihet në pagë për të jetuar. Qëllimi i kësaj page duhet të jetë luftimi i varfërisë dhe reduktimi i varfërisë në të ardhura. Në aspekti ekonomik rritja e pagës duhet të rritet proporcionalisht me këtë pagë”, ka thënë Ymeri.

PSD: Paga minimale duhet të rritet urgjentisht në 250 euro
Lexo po ashtu PSD: Paga minimale duhet të rritet urgjentisht në 250 euro

Sipas tij, rritja e pagës minimale duhet të ndryshoj çdo vit.

“Prej viti 2011 ka pasur rritje të pasurisë së akumuluar dhe rritjes ekonomike por nuk është rritur paga minimale. Rritja e pagës minimale në 250 euro duhet të rregullohet me ligj dhe të ndryshoj çdo vit. Kjo rritje duhet t’i përfshijë të gjithë nivelet. Ta kemi një pagë minimale për të gjithë grupmoshat. Kjo rritje ka efektin që të nivelizohet sektori privat me atë publik. Konsideroj që është e rëndësishme që sa më shpejtë të merret vendimi për rritjen e pagës minimale”, ka shtuar ai.

Aktualisht paga minimale është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç, ndërsa 170 euro për ata që janë më shumë se 35 vjeç. /Telegrafi/