LAJMI I FUNDIT:

PS merr Shkodrën, bastionin e PD-së

PS merr Shkodrën, bastionin e PD-së

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Shkodrës, ku sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetar i Bashkësisë do të jetë kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci.

Nga 98.38% e kutive të numëruara, Benet Beci ka marrë 33 mijë e 952 vota, apo 60.24% të votave, transmeton Telegrafi.


Kandidati Beci ka lënë mbrapa kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia, i cili ka marrë 22 mijë e 414 vota, apo 39.76% të votave.

Lidhur me rezultatin në Shkodër ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar “Nadja e mir o Zoja Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”, transmeton Telegrafi.

A po thyhet pas 30 vitesh bastioni i PD-së në Shkodër? Prin me vota kandidati i PS
Lexo po ashtu A po thyhet pas 30 vitesh bastioni i PD-së në Shkodër? Prin me vota kandidati i PS

Shkodra për më shumë së 30 vjet ka qenë nën udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Ndryshe, KQZ ka njoftuar se ka përfunduar numërimi në 42 bashki të vendit, ndërsa vijon në 19 të tjera.

PS ka triumfuar në 34 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori