LAJMI I FUNDIT:

A po thyhet pas 30 vitesh bastioni i PD-së në Shkodër? Prin me vota kandidati i PS

A po thyhet pas 30 vitesh bastioni i PD-së në Shkodër? Prin me vota kandidati i PS

Komisioni i Zgjedhjeve në Shqipëri është duke vazhduar me numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Sipas rezultateve të deritanishme, shumicën e qyteteve e ka fituar Partia Socialiste me kandidatët e tyre.


Garë shumë e ngushtë është zhvilluar në qarkun e Shkodër, siç njihet ndryshe edhe bastion i Partisë Demokratike, transmeton Telegrafi.

Në Shkodër është duke prirë kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, ku deri tani ka marrë 59.74 përqind të votave duke lënë mbrapa kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, i cili ka marrë 40.26 për qind të votave.

Në Qarkun e Shkodrës, Partia Demokrate ka udhëhequr gjithmonë që nga vitet e 90-ta. Në vitin 1992 në Shkodër kishte fituar kandidati i PD,  Filip Guraziu, i cili ishte kryetar për 4 vite. Pastaj në vitin 1996 kreu i Bashkësisë u zgjodh Bahri Boriçi PD.

Zgjedhjet e treta u bënë më 1 tetor 2000 ku fitoi kandidati i PD, Ormir Rusi, kurse në zgjedhjet e vitit 2003 fitoi  Artan Haxhi PD. Në zgjedhjet e vitit 2007 kishte fituar Lorenc Luka PD.

50+1, Shqipëria në rozë – PS prin në shumicën e qyteteve të mëdha
Lexo po ashtu 50+1, Shqipëria në rozë – PS prin në shumicën e qyteteve të mëdha

Në zgjedhjet që u zhvilluan me 21 qershor 2015, fituese ishte shpallur Voltana Ademi PD.

Voltana Ademi u rizgjodh sërish kryetare e Bashkësisë së Shkodrës në vitin 2019, për të  vazhduar mandatin deri në vitin 2022 ku kryetar i Bashkësisë u zgjodh Bardh Spahia, kandidat po ashtu i PD-së.

Ndryshe, për rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve ka reaguar edhe kreu i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha.

Në një konferencë për media, Berisha ditën e diel u shpreh se gjatë procesit të numërimit të votave janë transformuar votat.

“Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave. E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori