LAJMI I FUNDIT:

Proton Cable Prizreni mposht Pejën pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni mposht Pejën pas vazhdimeve

Në një ndeshje interesante, ku fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore në udhëtim te Peja me rezultat 103:108 (21:27, 25:18, 25:23, 21:24, 11:16).

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.


Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me mysafirët që ishin më të mirë në fund dhe e fituan këtë pjesë 21:27.

Megjithatë, verdhezinjtë u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, duke barazuar e përmbysur shifrat për 40:32, por prizrenasit nuk lejuan shkëputjen, duke u afruar në rezultat, ku pjesa e parë përfundoi 46:45.

Në periodën e tretë kësaj radhe ishin mysafirët që u shkëputën në 53:60, por pejanët u rikthyen, duke u zhvilluar lojë më e barabartë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 71:68.

Lojë interesante dhe me kthesa u zhvilluan në periudhën e katërt, ku të dy skuadrat ishin epërsi, por në fund, ishte Justin Davis i Pejës, i cili shënoi për 3 pikë dhe barazoi rezultatin në 92:92.

Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por Prizreni me një seri në fund prej 0:7, arriti të triumfojë 103:108.

Te Peja u dalluan Jay Jay Chandler me 28 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, Urald King me 22 pikë e 15 kërcime dhe Justin Davis me 27 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni u dalluan Ty Cockfield me 34 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, Isaiah Kelly me 17 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 20 pikë e pesë kërcime.

Peja ka shtatë fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori