LAJMI I FUNDIT:

Protestuan banorët e fshatit Rakovec kundër prerjes së pa kontrolluar të drunjve (Foto)

Protestuan banorët e fshatit Rakovec kundër prerjes së pa kontrolluar të drunjve (Foto)

Ashtu siç u paralajmërua dje, disa dhjetra banorë të fshatit Rakovec, të komunës së Bogovinës, kanë protestuar para zyrave të ndërmarrjes ”Pyjet e Maqedonisë”, në rajonin e Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë protestuar për prerjen e pakotrolluar të pyjeve përreth fshatit të tyre, me çka rrezikojnë jetën normale në atë rajon. Banorët kërkojnë që të ndërpritet transporti i drunjve nga fshati i tyre, dhe paralajmërojnë radikalizim të protestës, madje para Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.


Ramadan Xhelili bëri të ditur se që nga 2007, disa herë janë ankuar për një fenomen të këtillë, por që deri tani nuk ka patur asnjë reagim serioz nga organet përgjegjëse./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Telegrafistat raportojnë prerje të pa kontrolluar të pyjeve (Foto)

RK 4

RK1

RK2

RK3