Për herë të pestë sonte është mbajtur një protestë paqësore e qytetarëve para ambasadës bullgare në Shkup.

Qytetarët e mbledhur kanë vetëm një kërkesë sonte, të anulojnë propozimin francez.

Në protestën paqësore ishin mbledhur qindra qytetarë, të cilët kënduan këngë patriotike maqedonase dhe protestuan para ambasadës bullgare në Maqedoni me fishkëllima dhe vuvuzela./Telegrafi/