LAJMI I FUNDIT:

Protestë në Francë kundër ndryshimeve ligjore të reformës së punës

Protestë në Francë kundër ndryshimeve ligjore të reformës së punës

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se 63 persona janë arrestuar dhe 9 oficerë policie janë plagosur, gjatë protestave të mbajtura në dy qytete, mes zemërimit të zjarrtë ndaj ndryshimeve ligjore të reformës së punës nën drejtimin e presidentit Emmanuel Macron.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb denoncoi dhunën dhe shkatërrimin e dyqaneve dhe objekteve të tjera publike, gjatë protestave të së shtunës në Nantes dhe Montpellier, në perëndim dhe jug të Francës, transmeton TCH.


Collomb bëri thirrje për qetësi, teksa një tjetër protestë është planifikuar të mbahet këtë të dielë në Notre-Dame-des Landes, në perëndim të Francës.

Protestat e tjera të së shtunës, anembanë Francës, ishin kryesisht paqësore. Punonjësit e shërbimit hekurudhor marshuan mes grevave mbi planet e Macron për reformën e punës, greva të cilat kanë shkaktuar pengesa dhe ndërprerje të qarkullimit në rang vendi.

Macron pritet të dalë gjithashtu në një televizion kombëtar mbëmjen e kësaj të diele, për të shpjeguar reformat e tij për ekonominë franceze. Ai thotë se do ta bëjë Francën më konkurruese në nivel global, ndërsa punonjësit i frikësohen humbjes së rregulloreve që mbrojnë vendet e tyre të punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori