LAJMI I FUNDIT:

Pronari Yonghong Li do të fut para shtesë te Milani

Pronari Yonghong Li do të fut para shtesë te Milani

Është raportuar se pronari i Milanit, Yonghong Li, mund të marrë një hua prej 35 milionë euro nga fondi “Elliott Management”.

Biznesmeni kinez duhej të merrte hua rreth 180 milionë euro për të përfunduar blerjen e Rossonerëve, duke paguar 123 milionë euro përmes dy fazave.


Tani “Il Sole 24 Ore” po raporton se Elliott është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro më tepër, duke rritur borxhin e kompanisë mbajtëse të Rossoneri Sport Investment në 215 milionë euro.

Këto para mund të përdoren për të përmbushur angazhimet e bëra për rritjen e kapitalit, me një total prej 30 milionë euro të zotuara para qershorit, prej të cilave 10 milionë euro do të paguhen deri më 23 mars.

Ndërsa kjo do të rriste borxhin që i detyrohet Li, mund të shihet si një shenjë se fondi mbrojtës nuk është i shqetësuar për aftësinë për t’i kthyer ato.

Deri më tani pronari i ka respektuar gjithmonë angazhimet edhe në rastin e rritjes së fundit të kapitalit prej tre milionë euro është vonuar për rreth dhjetë ditë.

Tani mbetet për t’u parë nëse Li do të marrë një kredi tjetër nga Elliott ose do të kërkojë të mbledhë paratë përmes burimeve të veta në Kinë.

Megjithatë, “Il Sole 24 Ore” gjithashtu raporton se pronari i kuqezinjve ka një hua prej shtatë milionë euro ndaj Teamway International, e cila është përdorur për të futur kapital në Milan.

Huaja prej shtatë milionë euro do të shlyehet më 28 shkurt, por ajo u zgjerua me një normë interesi 24 për qind me një garanci nga bashkëshortja e Liut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori