LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Liverpoolit refuzojnë një ofertë të çmendur nga Lindja e Mesme, nuk duan shitjen e klubit

Pronarët e Liverpoolit refuzojnë një ofertë të çmendur nga Lindja e Mesme, nuk duan shitjen e klubit

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group kanë refuzuar një ofertë që arrin në gati 3 miliardë funte, pasi nuk duan ta shesin klubin nga Merseyside.

Fenway Sports Group bleu Liverpoolin në vitin 2010 dhe kanë udhëhequr klubin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier në vitet e fundit.


Por, roli i pronarit kryesor John W.Henry në udhëheqjen e planeve për një Superligë Evropiane kanë mbushur zemërim mbështetësit e klubit anglez.

“Dua t'iu kërkoj falje të gjithëve”, pronari i Liverpoolit me një video-mesazh emocional për tifozët dhe Kloppin rreth Superligës Evropiane
Lexo po ashtu “Dua t'iu kërkoj falje të gjithëve”, pronari i Liverpoolit me një video-mesazh emocional për tifozët dhe Kloppin rreth Superligës Evropiane

Sipas mediumit The Mirror, FSG refuzoi një ofertë fitimprurëse – e cila erdhi para se të dilte se Liverpooli ishte një nga 12 klubet themeluese për garën e shkëputur evropiane që tani duket se ka dështuar të jetësohet.

Oferta thuhet të ketë ardhur nga investitorë nga Lindja e Mesme, por edhe pse Reds humben 120 milionë funte në të ardhura për shkak të pandemisë COVID-19, klubi nuk ishte i interesuar të shiste.

Megjithatë, ngjarjet e fundit mund ta ndryshonin atë, duke pasur parasysh reagimin e madh të përfshirjes fillestare të klubit në Superligën Evropiane dhe mënyrën se si Henry dhe Tom Werner deshën t’i bashkohet garës.

Në fillim të kësaj jave, parulla dhe flamuj u shfaqen nëpër portat e Anfield ndërsa tifozët protestuan kundër formimit të Superligën Evropiane.

Besohet se çdo ofertues i mundshëm i Liverpoolit ka të ngjarë të jetë nga Lindja e Mesme.

FSG pagoi 300 milionë funte për të blerë Reds nga bashkatdhetarët George Gillett dhe Tom Hicks kur administrata ishte afër ‘dështimit’ njëmbëdhjetë vjet më parë dhe do të merrnin një fitim shumë të madh nëse ata vendosin të shesin.

Zbulohen detaje nga përfitimet në Superligën Evropiane – Barcelona dhe Reali më të paguarat, Juventusi dyfish më shumë se Interi dhe Milani
Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga përfitimet në Superligën Evropiane – Barcelona dhe Reali më të paguarat, Juventusi dyfish më shumë se Interi dhe Milani

Në mars 2021, RedBird Capital Partners, një firmë private e investimeve në New York, bleu aksione prej 750 milionë dollarësh në FSG – ndërsa ylli i NBA, LeBron James rriti përfshirjen e tij në kompani.

Lojtari i LA Lakers, James besohet të ketë një përqindje të aksioneve në Liverpool – pjesa e cila thuhet se vlerësohet 37 milionë funte në KMPK. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori