LAJMI I FUNDIT:

Pronares së ‘varur prej telefonit’, qeni ia ndaloi ta merrte iPhonin (Video)

Pronares së ‘varur prej telefonit’, qeni ia ndaloi ta merrte iPhonin (Video)

Haley Deeckens nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, ka treguar se si qeni saj Dunkin, ia ndaloi ta merrte iPhonin.

Kafsha trevjeçare, i vinte putrat dhe nuk e lejonte pronaren ta merrte sërish, pasi donte të kalonte kohen vetëm me të, transmeton Telegrafi.


“Po e sheh që jam varur prej telefonit, andaj ma konfiskoi. Sa herë që më sheh duke e përdorur, nisë të bredhë i mllefosur”, ka thënë Deeckens.

Sipas saj, Dunkin nisë ta kafshoi dhe lehë gjatë tërë kohës, kur ajo është duke rrëshqitur nëpër ekran.

Sipas ekspertëve të kafshëve, qentë shtëpiak po vuajnë depresion dhe janë të shqetësuar, pasi pronarët e tyre po kalojnë kohë të gjatë me sy në telefon dhe jo duke shikuar pas tyre. /Telegrafi/