Një delegacion prej 25 biznesesh nga sektorë të ndryshëm të Kosovës iu bashkuan nismës së Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programit Kosovo Compete të USAID, për promovim të mundësive për investime dhe bashkëpunim ekonomik para përfaqësuesve të bizneseve të diasporës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftim thuhet se në dy aktivitete të ndara rrjetëzuese dhe të takimeve biznes me biznes, afaristët nga Kosova dhe nga diaspora në SHBA eksploruan mundësitë e bashkëpunimit në industri të ndryshme si ajo e përpunimit të ushqimit, ndërtimit dhe teknologjisë së informacionit.
“Përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe nga SHBA iu adresuan me fjalime zëvendës Ndihmës Administratorja e Lartë e USAID-it, Lisa Magno, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Neë York, Blerim Reka, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka”.
“Ndërsa Roland Nezaj nga kompania RLN US LLP dhe Atdhe Deva nga Tech Fusion Ventures, folën për përvojën e tyre të investimit në Kosovë, si investitorë nga Diaspora. Po ashtu, drejtuesit e lartë të USAID dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajtën edhe një tryezë diskutimi me përfaqësues të dalluar të komunitetit afarist shqiptar në SHBA, për të diskutuar lidhur me mundësitë dhe sfidat që karakterizojnë sfidën e investimeve në Kosovë, prej të cilës tryezë u gjeneruan rekomandime të vlefshme”, thuhet në komunikatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë