Lumi ka stërvitje herë në mëngjes para punës, e herë pas punës, shkruan sot Koha Ditore.

Zhaveli 24-vjeçar është notari më i mirë në Kosovë dhe është shpresë olimpike e Kosovës. Ai mban shumicën e rekordeve të Kosovës në not në shtigje të shkurtra.


Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i ka shtuar Lumit motivin për të stërvitur edhe më fort dhe shpreson që të jetë prezent në Rio. Të jesh në marrëdhënie pune, natyrisht se të vështirëson gjërat në sport. Por, Lum Zhaveli nuk e ka ndërmend të lërë punën si programues. Ai synon të vazhdojë me të dyja, pasi nuk ka të hyra tjera.

"Unë dua të vazhdoj të punoj. Sigurisht se do të isha në formë shumë më të mirë dhe do të kisha performancë shumë më të mirë, po të isha i koncentruar vetëm në sport. Mirëpo, këtë luks nuk e kam, pasi nuk kam të hyra tjera. Më duhet të punoj dhe po ashtu të stërvit. Nganjëherë më bie të zgjohem herët të stërvit dhe më pas bëhem gati e nisem për punë. Nganjëherë më duhet të nxitoj menjëherë pas punës e të shkoj në stërvitje", thotë 24-vjeçari. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app