LAJMI I FUNDIT:

Programi garues i filmave ballkanik në PriFest

Programi garues i filmave ballkanik në PriFest

Programi i filmave të Ballkanit, i titulluar ‘Honey and Blood Program’, do të sjell këtë vit gjithsej 10 filma në PriFest.

Tradicionalisht, programi i filmave të Ballkanit është një nga programet më interesante të festivalit dhe njëkohësisht edhe programi më i vizituar nga publiku.


Lista e filmave të Programit Garues Ballkanik janë:

1. “Directions” (Bullgari), nga Stefan Komandarev,
2. “The Witch Hunter” (Serbi), nga Rasko Miljkovic,
3. “Men don’t cry” (Bosnje dhe Hercegovinë), nga Alen Drljevic,
4. “Year of the Monkey” (Maqedoni), nga Vladimir Blazevski,
5. “Comic Sans” (Kroaci), nga Nevio Marasovic,
6. “A Prishtina story” (Kosovë), nga Burbuqe Berisha,
7. “Rooftop story” (Kosovë), nga Gazmend Nela,
8. “The smell of Money” (Turqi), nga Ahmet Boyacioglu,
9. “Zer” (Turqi), nga Kazim Oz,
10. “The Return” (Maqedoni, Kosovë) nga Kastriot Abdyli.

Audienca e PriFest-it këtë vit mes datave 17-22 korrik do të mund të përcjellë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinemanë nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe në hapësirën e re,“Kino Armata”. /Telegrafi/