Një profesor nga Universiteti i Floridës Jugore synon të jetojë 100 ditë nën ujë dhe do të përpiqet të thyejë rekordin botëror.
Rekordi aktual për kohën e kaluar nën sipërfaqen e ujit është 73 ditë dhe profesor Joseph Dituri synon ta kalojë atë. Qëllimi i tij është i lidhur me shkencën, sepse ai dëshiron të përcaktojë se si trupi i njeriut reagon ndaj ekspozimit afatgjatë të presionit ekstrem. Prandaj, profesori do të qëndrojë në një në një thellësi prej 9.3 metrash në Key Largo, Florida.
Ai do të monitorohet vazhdimisht nga një ekip mjekësor që do të raportojë për gjendjen shëndetësore të profesorit 55-vjeçar duke e vizituar dhe kryer një sërë analizash. Dituri do t’i nënshtrohet analizave psikosociale, psikologjike dhe mjekësore duke përfshirë gjakun, ekografinë dhe elektrokardiogramin, si dhe analizat e qelizave staminale.
“Trupi i njeriut nuk ka qenë kurrë nën ujë për kaq shumë kohë, kështu që unë do të monitorohem nga afër. Ky hulumtim do të shqyrtojë të gjitha mënyrat se si ky udhëtim ndikon në trupin tim, por hipoteza ime zero është se do të ketë një përmirësim në shëndetin tim për shkak të rritjes së presionit”, tha profesori.
Dituri e mbështet teorinë e tij në gjetjet e një studimi në të cilin qelizat e ekspozuara ndaj presionit të shtuar u dyfishuan në madhësi pas pesë ditëve. Kjo sugjeron që presioni i shtuar mund t’i ndihmojë njerëzit të zgjasin jetëgjatësinë e tyre dhe të parandalojnë sëmundjet e lidhura me moshën.
Ai ka shërbyer më parë në marinën amerikane për 28 vjet si oficer zhytjeje. Pasi doli në pension në vitin 2012, ai vazhdoi shkollimin në universitetin në fjalë për të marrë gradën e doktoraturës dhe për të mësuar më shumë rreth lëndimeve traumatike të trurit.
“Shumë nga vëllezërit dhe motrat e mia në marinë kishin pësuar lëndime në tru dhe unë doja të mësoja se si t’i ndihmoja ata. E dija se presioni hiperbarik mund të rriste rrjedhjen e gjakut cerebral dhe hodha hipotezën se mund të përdoret për të trajtuar dëmtimet traumatike të trurit. Mekanizmat e njohur të veprimit të mjekësisë hiperbarike mund të përdoren për të trajtuar një gamë të gjerë sëmundjesh”, tha Dituri.
Gjatë misionit të tij, profesori do të testojë teknologji të reja si një mjet inteligjence artificial i zhvilluar nga një koleg që mund të skanojë trupin e njeriut për sëmundje dhe të përcaktojë nëse nevojiten ilaçe. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kubanezët luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë, u është premtuar shtetësia dhe 5 dollarë në dorë dhe pagë mujore prej 2.545

A do të furnizohet Ukraina me raketat gjermane Taurus, që kanë një rreze veprimi prej 500 kilometra dhe mund të shkatërrojnë bunkerë nëntokësorë?

Rusia kreu sulmin më të madh me dron në Kiev që nga fillimi i agresionit, ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 52 nga 54 fluturaket pa pilot

Analistja amerikane: Vuçiq në hapat e Putinit, po e mashtron Perëndimin

Erdogan e hedh votën në Stamboll

Votimi pritet të jetë më i shpejtë në balotazh në Turqi

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit