LAJMI I FUNDIT:

Pritja mbaroi, Cineplexx hapet me 30 Nëntor! (Foto)

Pritja mbaroi, Cineplexx hapet me 30 Nëntor! (Foto)

Operatori austriak i kinemave, Cineplexx, ka njoftuar se hapja zyrtare e kinemasë me 6 salla në Albi Mall do të bëhet me 30 nëntor.

Kompania austriake e cila operon në fushën e kinematografisë që nga viti 1967, këtë vit do të kurorëzojë edhe një sukses duke u zgjeruar edhe në tregun e Kosovës si pjesë e projektit të zgjerimit në regjionin e Ballkanit. Cineplexx tashmë operon me sukses në Itali, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi dhe Shqipëri.

Kinemaja austriake Cineplexx, është pjesë e projektit të zgjerimit të qendrës tregtare më të madhe në Kosovë, Albi Mall.

experience_scared_facebook_promo_1200x444

“Sa i përket Albi Mall, tashmë kemi bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e Cineplexx dhe për t’i mirëpritur të gjithë filmëdashesit kosovarë. Hapja e kinemave shënon gjithashtu edhe finalizimin e njërit nga projektet më të rendesishme për Albi Group “Projektit të Zgjerimit” që filloi në vitin 2015. Shikim të këndshëm për të gjithë..” u shpreh Shpresa Kika – Drejtoreshë e Marketingut në Albi Group.

cineplexx

“Pritjes i erdhi fundi, Cineplexx do të hapet me 30 nëntor. Kinemaja jonë do t’i ketë 6 salla për shfaqjen e filmave, të gjitha me teknologjinë më të fundit ‘Real D – 3D’, si dhe teknologjinë më të re të zërit ‘Dolby Atmos’. Në total kapaciteti i ulëseve do të jetë rreth 1000”, konfirmon menaxheri i Marketingut dhe Komunikimit të kësaj kinemaje, Dëfrim Puka.

63

Sipas tij, adhuruesit e filmit tani e tutje do të kenë një kinema të vërtetë ku ata do të mund t’i shohin të gjithë filmat premierë në kohë rekorde, si dhe t’i shijojnë si asnjëherë më parë. Cineplexx do t’ju ofrojë një përvojë të re të filmit që nuk do ta zëvendësojnë me asgjë.

experience_drama_facebook_boos_980x980

Ai njofton gjithashtu se gatë javëve të para në ekranet e kësaj kinemaje do të shfaqen filmat si Inferno, Doctor Strange, Underworld: Blood Wars, Jack Reacher, Magnificent Seven, Star Wars- Rogue One, Moana, e shumë të tjerë. Orari i kinemasë do të jetë prej orës 15:00 deri në 23:00, dhe gjatë kësaj periudhe çdo 20 minuta do të ketë termine të filmave të ndryshëm.

Për t’u informuar për më të rejat e kinemasë më të madhe në vend, bëni LIKE faqen zyrtare të Cineplexx Kosovo në Facebook.


Artikull i sponzorizuar