LAJMI I FUNDIT:

Pritja fantastike e Edersonit ndaj Bentekes bëhet virale në internet

Pritja fantastike e Edersonit ndaj Bentekes bëhet virale në internet

Portieri i Manchester Cityt, Ederson ka bërë një pritje shumë të bukur duke ia mohuar golin sulmuesit të Crystal Palace, Christian Benteke.

City arriti të fitojë në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 duke mbajtur portën e paprekur.


Megjithatë, njëri nga më meritorët padyshim ishte portieri Ederson, i cili bëri një pritje të shkëlqyeshme që shihet si konkurruese për ‘pritjen e sezoni’.

Portieri i Man Cityt në stilin e super-sulmuesit, Ederson shënon dy gola në një ndeshje bamirësie
Lexo po ashtu Portieri i Man Cityt në stilin e super-sulmuesit, Ederson shënon dy gola në një ndeshje bamirësie

Në minutën e 76-të, Benteke u ngrit lartë për të bërë një goditje të fortë me kokë nga brenda zonës dhe tentimi i tij dukej i destinuar për të tundur rrjetën.

Por, Ederson kishte ide të tjera në mendje dhe e priti topin me një kërcim të shkëlqyeshëm.

Pritja spektakolare e Edersonit u bë edhe temë bisedime dhe virale në mediat sociale.

Ndryshe, golat në fitoren e Cityt u shënuan nga Gabriel Jesus dhe David Silva, ndërsa Qytetarët zhvendosen në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë. /Telegrafi/