LAJMI I FUNDIT:

Pritet që SHBA të shtrëngojë edhe më tej kufizimet mbi eksportet e pajisjeve të prodhimit të çipave në Kinë

Pritet që SHBA të shtrëngojë edhe më tej kufizimet mbi eksportet e pajisjeve të prodhimit të çipave në Kinë

Administrata presidenti amerikan Joe Biden po punon që t’i ngushtojë edhe më tej kufizimet mbi eksportin e pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Kinë, raportoi të premten Bloomberg News, duke cituar disa persona me njohuri mbi situatën.

Qeveria i ka njoftuar kompanitë amerikane mbi planin, dhe u ka bërë me dije atyre se pret që të publikojë kufizimet që në fillim të muajit të ardhshëm, thuhej në raport.


Sipas këtij raporti, Administrata Biden, planifikon që për këtë të koordinohet me Holandën dhe Japoninë, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Gjatë javës, qeveria holandeze deklaroi se planifikon vendosjen e kufizimeve të reja mbi eksportet e teknologjisë të gjysmëpërçuesve drejt Kinës, në mënyrë që të mbrojë sigurinë kombëtare.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Mao Ning, të enjten tha se Kina kundërshtoi kufizimet pasi mendojnë që apo po përdoren si një mjet “për të ndërhyrë dhe kufizuar shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare midis kompanive kineze dhe holandeze”.

SHBA-të kishin vendosur një sërë kufizimesh eksporti në fund të vitit të kaluar, duke përfshirë një masë e cila shkëputi Kinën nga blerja e disa çipave gjysmëpërçues të prodhuar kudo në botë duke përdorur pajisje amerikane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori