ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Të mërkurën raportohej për trazira dhe plaçkitje në Athinë, ku protestuesit-kryesisht të rinj, u përleshën me policinë gjatë tubimeve kundër qeverisë.

Sipas autoriteteve, rreth 50 policë janë lënduar gjatë këtyre ngjarjeve, në të cilat thuhet se kanë marrë pjesë diku 100 000 njerëz.


Punëtorët, ndërkohë, pritet të hyjnë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, e cila të mërkurën çoi në bllokimin e shumë shërbimeve në Greqi, duke ndalur fluturimet e anijet dhe duke shkaktuar mbylljen e zyrave, dyqaneve dhe bankave. /Telegrafi/