LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, gjashtë të arrestuar për përleshje fizike

Prishtinë, gjashtë të arrestuar për përleshje fizike
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar gjashtë meshkuj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 12:25.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/