Prishtina ka regjistruar fitore bindëse (4-0) kundër Feronikelit në ndeshjen e javës së gjashtë në BTK Superligën e Kosovës në futboll.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, rezultati u zhbllokua që në minutën e tetë me golin e Endrit Krasniqit.

Epërsia e bardhekaltërve u dyfishua me golin e Leotrim Kryeziut dhe me avantazh të dyfishtë të mysafirëve skuadrat shkuan në pushim.

Dy gola të tjerë për kryeqytetasit u shënoi edhe në gjysmën e dytë përmes Otto John (79’) dhe Bleart Tolaj (87′) për ta vulosur fitoren.

Pas gjashtë javës, Prishtina ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, ndërsa për Feronikelin kjo ishte humbja e katërt, derisa i ka regjistruar edhe dy fitore. /Telegrafi/