LAJMI I FUNDIT:

Prishtina siguron shërbimet e sulmuesit Sindrit Guri

Prishtina siguron shërbimet e sulmuesit Sindrit Guri

FC Prishtina ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të njohur shqiptar, Sindrit Guri, i cili ka edhe paraqitje me fanellën e Shqipërisë.

Përmes një videoje ku sulmuesi shkodran shihet duke shënuar gol, bardhekaltërit kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes.


Guri së fundmi ka qenë pjesë e Vareses në Itali, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Istanbulsor në Turqi dhe Oostende në Belgjikë.

Te klubet shqiptare ai ka bërë karrierë te Vllaznia, Besa, Kastrioti, Korabi, Kukësi dhe Shkëndija. Ai ka dy paraqitje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Prishtina pas shitjes së Jalen Blesas kishte mbetur pa një sulmues tipik që siguron gola dhe te kryeqytetasit besojnë që me Gurin do të jenë ‘guri’ në sulm.

Të gjitha lajmet nga KF Prishtina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Prishtina

Aktualisht, Prishtina zë vendin e pestë në renditje të Superligë së Kosovës me 31 pikë, ndërsa është në garë edhe në Kupën e Kosovës, ku në çerekfinale luan ndaj Trepçës ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori