LAJMI I FUNDIT:

Prishtina riteston futbollistët që dolën pozitiv në Gjibraltar, por në Kosovë të gjithë dalin negativ

Prishtina riteston futbollistët që dolën pozitiv në Gjibraltar, por në Kosovë të gjithë dalin negativ

Prishtina ka udhëtuar dy herë drejt Gjibraltarit për tu përballur me skuadrën Lincoln.

Por si në herën e parë ashtu edhe në të dytë, ishin nga tetë raste pozitive dhe prishtinasit është dashur të rikthehen në Kosovë.


Me tu rikthyer në Kosovë, FC Prishtina ka ritestuar futbollistët që dolën pozitiv në Gjibraltar.

Por çudia më e madhe është se të gjithë këta tetë futbollistë në Kosovë kanë rezultuar negativ.

Prishtina ka njoftuar se klubi tanimë ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Tani pritet që UEFA të marr një vendim për ndeshjen, pasi deri më tani ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar nëse klubi prishtinas do ta humb ndeshjen me rezultat zyrtare ose do ta fitojë atë.

Kujtojmë që herën e parë, Prishtina kishte 14 futbollistë dhe ishin gati për ta luajtur takimin, por shteti i Gjibraltarit nuk e lejoi një gjë të tillë.

Ndërkohë të shtunën, Prishtina mbeti me vetëm 10 futbollistë në dispozicion, ndërsa vendasit dolën në fushë dhe pritën për fillimin e ndeshjes.

Tani pritet vendimi nga UEFA për fatin e ndeshjes Lincoln – Prishtina.

Njoftimi i plotë i klubit bardhekaltër:

Tetë futbollistët e ritestuar dalin negativ

Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ!

FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.

Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.

Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori