Organizatori amerikan, i kryeqytetasve Jordan Hull, është shprehur optimist para ndeshjes me malazezët. “Jam shumë i ngazëllyer që do të luajmë përballë një skuadre shumë të fort. Shpresojmë se do të arrijmë të dalim fitues”, u shpreh Hulls, transmeton gazeta Arena.

Nga ana tjetër trajneri Sabi Hadizq, ka parashikuar një ndeshje të vështirë. “Do të jetë një ndeshje e vështirë pasia ata kanë një ekip shumë ambicioz dhe një tifozëri shumë të zhurmshme. Por ne kemi ardhur këtu për ta marrë pikët e plota”, përfundoi Hadziq. Prishtina prinë në grupin B, me dy pikë ndërsa nga ana tjetër Mornari renditet në pozitën e tretë.

telegrafi sport app