Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në futboll, Prishtina, të shtunën që e lamë pas, për herë të parë e organizoi një ndeshje miqësore ndërkombëtare pas lejes që i dha FIFA. Mysafir i skuadrës nga kryeqyteti, ishte klubi i famshëm turk, Sivasspor. Fitore shënuan turqit me rezultat 2:0, por rezultati ishte në plan të dytë për ekipin që po drejtohet nga trajneri Bylbyl Sokoli.

Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi i ka thënë gazetës ‘Sport Plus’ se ky është vetëm fillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Ai ka theksuar se kryetari i klubit, Remzi Ejupi është në bisedime të vazhdueshme me ekipet e ndryshme evropiane, për ta sjellë në Prishtinë, një emër të madh të futbollit evropian. Ai hezitojë të përmend ndonjë emër, duke thënë se pa u konfirmuar zhvillimi i ndeshjes, nuk do të flasin.


“Në javët në vazhdim, do të informoheni me kohë se kush do të jetë emri i ekipit tjetër të madh evropian që do të zbarkon në kryeqytetin e Kosovës. Nuk do të flas me emra, pasi ende nuk ka asgjë zyrtare. Kryetari i klubit është vazhdimisht në kontakte me ekipet të ndryshme evropiane. Në momentin që do të ketë konfirmim zyrtar, atëherë do të ju informojmë me kohë, ashtu siç ju kemi informuar për ndeshjen me klubin turk, kur e kemi marrë konfirmimin nga kryetari i klubit të Sivassporin”, ka deklaruar Muçiqi.

I pyetur se kur mund të luhet ndeshja e paralajmëruar me Sivassporin në Turqi, ai është shprehur: “Sa i përket ndeshje me klubin turk në Turqi, ende nuk dihet se kur do të luhet, por një gjë e tillë do të ndodhë dhe do të jeni të informuar. Ashtu siç është luajtur në kryeqytet, është e sigurt që do të luhet edhe në Sivas”. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app