LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nuk dorëzohet, Penza për titull në konkurrencën e femrave në basketboll

Prishtina nuk dorëzohet, Penza për titull në konkurrencën e femrave në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Nesër (e hënë) zhvillohet finalja e tretë e ‘play-offit’ ndërmjet Prishtinës dhe Penzës në Superligën e Femrave. Në dy finalet e para kanë fituar vashat pejane, që ju mjafton edhe një titull për të mbrojtur titullin kampion, kurse prishtinaset për të fituar titullin duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi.

Reklama

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Në finalen e parë, skuadra pejane fitoi 58-76, ndërsa në atë të dytë fitoi 64-60, edhe pse ishin duke humbur me 15 pikë dallim.

Këto dy humbje ishin të vetmet për skuadrën kryeqytetase në këtë edicion në Superligën e Femrave, pasi garat e rregullta i përfundoi me 20 fitore, ndërsa në gjysmëfinale të ‘play-offit’ eliminoi Trepçën.

Ndërkohë, Penza në garat e rregullta kishte 15 fitore e pesë humbje, kurse në gjysmëfinale eliminoi Bashkimin 2-1.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave është i madh dhe të hënën mbrëma pritet një ndeshje e bukur e basketbollit.

(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

La Liga
Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Serie A
Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Premier League
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

La Liga
Quincy Promes përballet me burg për importimin e 1370 kilogramëve kokainë në vlerë prej 75 milionë eurove

Quincy Promes përballet me burg për importimin e 1370 kilogramëve kokainë në vlerë prej 75 milionë eurove

Ndërkombëtare
Kalo në kategori