LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Dritën me 100 pikë epërsi

Prishtina mposht Dritën me 100 pikë epërsi

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 145:45 (33:7, 22:6, 50:14, 40:18), në xhiron e 22-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit ishin bindshëm më të mirë, që nga fillimi deri në fund, për t’i lënë gjilanasit pa fitore në elitë. Kryeqytetasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 14:2, e më pas ngritën epërsinë në 26:6, ndërsa çerekun e parë e përfunduan me rezultat 33:7.


Lojë e ngjashme u zhvillua në periudhën e dytë, me vendasit që vazhduan dominimin, ndërsa mysafirët nuk kishin zgjidhje dhe assesi të këndellen, kurse pjesa e parë përfundoi 55:13.

Skuadra më e trofeshme në basketboll nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku në fund triumfoi me 100 pikë dallim 145:45, që ishte fitorja më e lartë në këtë edicion, ndërsa humbja më e thellë për gjilanasit.

Te Sigal Prishtina gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, kurse u dalluan Meriton Ismaili me 36 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime dhe Muhamedali Janjeva me 29 pikë e 12 kërcime, kurse te Drita u dalluan Qëndrim Demi shënoi 18 pikë dhe Nart Llapashtica me 14.

Sigal Prishtina ka 11 fitore e 11 humbje, ndërsa Drita 22 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori