LAJMI I FUNDIT:

Prishtina Medical Center – koncept i ri i mundësive për profesionistë dhe shërbime mjekësore

Prishtina Medical Center – koncept i ri i mundësive për profesionistë dhe shërbime mjekësore

Për herë të parë në Kosovë, profesionistët mjekësor të cilët duan të ofrojnë shërbime mjekësore profesionale, tani e kanë mundësinë që të marrin hapësirë me qira në qendrën më të pajisur mjekësore në zemrën e zonës mjekësore të Prishtinës.

Prishtina Medical Center është qendra e parë mjekësore multi-tenant në Kosovë e vendosur në një ndërtesë ultra-moderne duke ofruar çdo përfitim që sjell teknologjia moderne dhe planifikimi shëndetësor nga qendrat liderë botërorë. Qendra ofron kushte superiore për ofrim të shërbimeve të plota mjekësore, prej ordinancave të mjekëve, sallave të operacioneve, kujdes post operativ për pacientë, e deri tek pajisjet dhe aparatet më bashkëkohore për radiologji dhe radiografi, si dhe laboratorët e pajisur sipas normave më të larta botërore.

Të gjithë profesionistët mjekësor të cilët janë të interesuar të ofrojnë shërbimet e tyre dhe të kryejnë veprimtarinë e tyre mjekësore por që ju mungon hapësira dhe kushtet, mund të shfrytëzojnë me qira hapësirat e Prishtina Medical Center ku do të mund të praktikojnë shërbimet e tyre duke mos pasur nevojë për investime shtesë.

Prishtina Medical Center gjendet në lokacionin më të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve mjekësore afër Qendrës Universitare Klinike të Prishtinës dhe ofron shumë benefite si për profesionistët mjekësor ashtu edhe për pacientët e tyre.

Prishtina Medical Center ka hapësirë prej 8.000 m2, disponon me 142 vendeve për parkim, 31 ordinanca mjekësore, 6 salla operimi, 49 dhoma për pacientë me 123 shtretër, qendër për radiologji me MRI, CT, X-ray, mamografi, laborator dhe farmaci si dhe hapësira të përbashkëta të cilat janë në funksion dhe shërbim për të gjithë qiramarrësit. Të gjitha hapësirat janë të tërësisht pajisura sipas standardeve më të larta botërore për shërbime shëndetësore.

Për konsulencë rreth kushteve për shfrytëzim dhe ordinancave në dispozicion, agjentët tonë ju mirëpresin në numrin: 046 256 256 dhe e-mail adresën prishtinamedicalcenter@yahoo.com.

Artikull i sponzorizuar