LAJMI I FUNDIT:

Prishtina konfirmon largimin e shtatë futbollistëve

Prishtina konfirmon largimin e shtatë futbollistëve
(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për largimin e shtatë futbollistëve: Sulmuesi Gauthier Mankenda, portieri Betim Halimi, mesfushori Agim Zeka, mbrojtësi Aleksandar Ristevski, qendërmbrojtësi Josip Tomasevic, sulmuesi Sadam Sulley dhe mbrojtësi Samuel Mone.

Gauthier Mankenda është një ndër lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për FC Prishtinën në shtatë vitet e fundit. Sulmuesi nga Kongo në këtë verë ka vendosur që të ndërrojë mjedis duke u transferuar në Letoni te skuadra Liepaja”, thuhet në njoftim.

Ai ka qenë pjesë e bardheklatërve nga janari i vitit 2016, ndërkohë që në total i ka regjistruar 166 paraqitje duke shënuar 32 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime. 24-vjeçari gjatë këtyre viteve e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës me Prishtinën.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Portieri Betim Halimi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe.

Ai iu bashkua kryeqytetasve në gusht të vitit 2021 nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Mesfushori ofensiv, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Prishtinës, pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra kryeqytetase.

Ai iu bashkua bardhekaltërve në janar të këtij viti dhe është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Ristevski, është larguar nga Prishtina me marrëveshje të dyanshme.

29-vjeçari iu bashkua skuadrës bardhekaltër në shkurt të këtij viti, mirëpo nuk arriti që t’i tregojë vlerat e tij më të mira.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Qendërmbrojtësi kroat, Josip Tomasevic dhe Prishtina kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës para kohe.

28-vjeçari erdhi në kryeqytet në shkurt të këtij viti nga skuadra e Cibalias në Ligën e Dytë të Kroacisë dhe luajti në 12 ndeshje zyrtare.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina dhe sulmuesi Sadam Sulley e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht.

25-vjeçari iu bashkua bardhekaltërve në janar të këtij viti nga skuadra sllovake FK Senica dhe është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Futbollisti afrikan Samuel Mone nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. Mbrojtësi 19-vjeçar nga Gana erdhi në kryeqytet në gusht të vitit 2021, ndërkohë që tashmë i ka skaduar kontrata dhe nuk është në planet e trajnerit Ismet Munishi.

Mone gjatë qëndrimit në kryeqytet më shumë është paraqitur në ekipin e juniorëve teksa në shumë pak ndeshje është përfshirë në skuadrën e parë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori