LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kërkon të rikthehet te fitorja përballë Vllaznisë

Prishtina kërkon të rikthehet te fitorja përballë Vllaznisë

Java e pestë në elitën e futbollit kosovar do të fillojë me orar të ri të ndeshjeve.

FFK ka vendosur që të gjitha ndeshjet të fillojnë nga ora 16:00, duke ndryshuar orari për 30 minuta.


Prishtina pas barazimit ndaj Drenicës në mesjavë do të tentoj të rikthehet tek fitoret ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Skuadra e inkuadruar për herë të parë në elitë ka befasuar kampionin aktual Trepçën ’89 dhe me të njëjtin synim udhëton edhe sot për të shkaktuar befasi.

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj ka thënë për faqen e klubit që duhet të rikthehen tek fitoret.

“Duhet cekur që duhet harruar ndeshjet paraprake dhe atë çka ndodhur më herët, pra duhet fokusuar për këtë ndeshje për çka jemi të përgatitur për rikthimin e fitoreve”.

“Por, më së shumti ne duhet të punojmë në aspektin psikik duke e harruar Drenicën sikur mos të kishte ndodhur asgjë dhe të fokusohemi vetëm te Vllaznia”, ka thënë portieri Visar Bekaj.

Ndërkohë në kryeqytet zhvillohet ndeshja mes Flamurtarit dhe Lirisë.

Ekipi i rikthyer në elitë, Flamurtari ende nuk ka triumfuar këtë edicion dhe pas katër ndeshjeve ka vetëm një pikë.

Kuqezinjtë kërkojnë fitore ndaj Lirisë e cila po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë ku së fundmi mposhti Dritën 2-0.

Ndeshja e tretë e ditës së sotme, do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Skuadra e pamposhtur deri më tani, Llapi nga Podujeva do të jetë nikoqire e Besës së Pejës.

Llapjanët llogaritën favoritë në këtë përballje, mirëpo nuk guxojnë ti nënçmojnë pejanët të cilët kanë befasuar për të mirë në këtë fillim edicioni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori