LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kërkon të kthehet te fitorja ndaj Llapit, Haxho beson te skuadra

Prishtina kërkon të kthehet te fitorja ndaj Llapit, Haxho beson te skuadra

Nesër (e diel) në “Fadil Vokrri” zhvillohet derbi rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Prishtina nga tre ndeshje kampionale ka një fitore (vendase) një barazim dhe një humbje – të dyja këto si mysafire. Me katër pikë të tubuara, Prishtina klasifikohet e 7-ta.


Në anën tjetër, Llapi nga tre duelet e para ka po aq humbje dhe pozicionohet e fundit në klasifikim.

Portieri Egland Haxho ka thënë se i duhen tri pikët për ta kthyer besimi.

“Janë tre ndeshjet e para që po e nise mirë konsiderohesh më favorit, mirëpo ne kemi bërë një gjysmëhapi për fajin tonë dhe tani krejt çfarë mendojmë janë vetëm tre pikët për të rikthyer besimin ekipi.”

“Përndryshe, Llapi është një klub që pak a shumë më nxori në pah në Superligën e Kosovës dhe tani përballemi dy kundërshtarë e që gjithmonë kanë shfaqur ndeshje të fortë, por megjithatë e shoh që mund t’i kemi tre pikë duke pasur parasysh që luajmë edhe në fushën tonë”.

“Sa i përket formës personale, duke parë edhe ekipin, e konsideroj që e kam në rritje dhe duke parë ndeshjet e ardhshme dhe duke dhënë maksimum, jo vetëm unë, por së bashku ekipi dhe duke u mbështetur tek njëri tjetri, gjithmonë do të kemi sukses. I pari është klubi, pastaj janë individët.

Kuptohet për një portier besimi do të thotë shumë dhe varet shumë edhe nga ato lidhjet e dashurisë shoqërore. Pra, besimi tek portieri është gjithçka dhe mendoj se e kam, e ndjej atë besim. Këtë besim që kam prej shokëve të ekipit duhet të ua kthej mbrapshtë me përformancë gjithsecilit, tërë ekipit”, ka thënë gardiani bardhekaltër, Eglant Haxho.

Përndryshe Prishtina nuk përballet me lëndime, ndërsa i licencuar është edhe qendërmbrojtësi i sapo ardhur, Gentjan Muça. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori