Z Mobile Prishtina ka arritur të shpallet kampion, pasi e ka mposhtur Rahovecin  në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 104-75.

Rahoveci ishte nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e katërt finale të Play-Offit, kur seria e ndeshjeve ishte me rezultat 2-1 në të mirë të kryeqytetasve.

Palestra e vendasve “Mizahir Isma” ishte e stërmbushur në përkrahje të ekipit të Rahovecit me shpresë që serie e rezultatit do të barazohej.

Kjo përballje nuk kaloi pa probleme, ku pas kacafytjes mes lojtarëve në fushë u fut një tifoz që e goditi Edmond Azemin.

Atmosferë e jashtëzakonshme në Rahovec, palestra e stërmbushur në ndeshjen ndaj Prishtinës Atmosferë e jashtëzakonshme në Rahovec, palestra e stërmbushur në ndeshjen ndaj Prishtinës

Ndeshja nuk kishte shumë histori, pasi Rahoveci vetëm në çerekun e parë ishte rival i denjë i kampionëve.

Ky çerek u mbyll 22-18 në të mirë të vreshtarëve.

Prishtina shpërtheu në çerekun e dytë, ku arriti ta krijojë epërsinë e parë të ndeshjes, duke e mbyllur 10-27.

Pjesa e parë u mbyll 45-32.

Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Prishtina, një tifoz futet në fushë dhe sulmon Edmond Azemin Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Prishtina, një tifoz futet në fushë dhe sulmon Edmond Azemin

Çereku i tretë ishte ai më problematiku. Prishtina vazhdoi ta rrisë epërsinë, kur një minutë pa u mbyllur ky çerek, ndodhi edhe hyrja e tifozit në fushë.

Pas incidentit filluan hedhjet e gjësendeve në terren, çka bëri që të vendoset për zbrazjen e fushës.

Zbrazet palestra, rinis ndeshja Rahoveci-Prishtina Zbrazet palestra, rinis ndeshja Rahoveci-Prishtina

Çereku i fundit i zhvilluar pa tifozë, ishte i barabartë, pasi Prishtina e ruajti epërsinë për tu shpallur kampion.

Rezultati përfundimtar ishte 104:75.

Ky është trofeu i 13-të i Prishtinës. /Telegrafi/