Ndonëse disa kanë pritur se aventura e trajnerit, Bylbyl Sokoli te Prishtina do të përfundojë me dorëheqje, sidomos pas barazimit të fundit me Ferizajn në shtëpi (1:1), për këtë duhet të presin së paku edhe një kohë.

Kjo për shkak se bordi i Prishtinës i ka dhënë mbështetjen trajnerit, Bylbyl Sokoli dhe kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit badhekaltër.


“Kryetrajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli ka mbështetjen maksimale të bordit të FC Prishtina, ndërsa të gjithë ata individ që nuk e kanë ndërgjegjen dhe vetëdijen që të respektojnë dhe të luftojnë për fanellën e Prishtinës, do të sanksionohen!”, thuhet në faqen e klubit në internet, transmeton Sporti1.

“F.C. Prishtina i uron të gjithë besimtarët e fesë islame, Kurban Bajramin, skuadra do të jetën në pushim deri ditën e hënë, kurse u kërkon falje adhuruesve të klubit për paraqitjen e zbehtë dhe do të merret masa ndaj individëve që nuk japin maksimumin”.

Pas tetë javësh të edicionit 2014/15 të Raiffeisen Superligës, Prishtina ka shënuar 3 fitore (1 një me rezultat zyrtar), 3 barazime dhe 2 humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë me 9 gola të shënuar dhe 6 të pësuar./Telegrafi/ 

telegrafi sport app