LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e madhe fiton ndaj rusëve në Europe Cup (Foto)

Prishtina e madhe fiton ndaj rusëve në Europe Cup (Foto)

Sigal Prishtina ka mposhtur me rezultat 87-80 skuadrën ruse Enisey Krasnoyarsk në kuadër të FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina e nisi takimin me Hajrizin, Lawrence, Rhett, Trajkovskin dhe Hinds, kurse startin e kishte pozitiv.


Megjithatë deri në fund të çerekut të parë mysafirët u rikthyen për të krijuar avantazh prej tetë pikësh.

Lojë më të mirë Prishtina zhvilloi në çerekun e dytë, ku për katër pikë e zvogëloi këtë epërsi falë edhe fajëve të ashpra të trajnerit, i cili motivoi lojtarët duke u thënë se ata ishin afër të mposhtin rusët në Rusi dhe këtë patjetër duhet ta bënin para tifozve, shkruan Telegrafi.

prishtina-5
Jeronim Sarin ishte i ashpër me lojtarët pasi mbetën në disavantazh prej 10 pikësh në çerekun e parë. Ai kërkoi lojë me splits dhe motion për Hajrizin dhe Rhett. Foto: Telegrafi

Herë Rhett e herë Hajrizi, publiku prej rreth dy mijë personazh kryesisht tifozë të flakt të grupit “Plisat” bënë që atmosfera të nxehej në pjesën e dytë.

Rhett ishte spektakolar. Alley oops ngulitje të furishme. Ai ishte autoritativ nën kosh. Foto: Telegrafi.
Rhett ishte spektakolar. Alley oops ngulitje të furishme. Ai ishte autoritativ nën kosh. Foto: Telegrafi.

Në pjesën e dytë pikërisht Prishtina zhvilloi lojë edhe më të mirë, kurse epërsia vendimtare erdhi në çerekun e fundit, i cili u fitua bindshëm dhe që bëri që Prishtina të jetë në avantazh në fund të takimit për shtatë pikë dhe ta fitojë ndeshjen me rezultat 87-80.

Prishtina u rikthye në pjesën e dytë falë mbështetjes së Plisave. Foto: Telegrafi
Prishtina u rikthye në pjesën e dytë falë mbështetjes së Plisave. Foto: Telegrafi

Më i miri ishte reprezentuesi britanik Andrew Lawrence me 24 pikë dhe katër asistime, pasuar nga Rhett me 15 pikë dhe tetë kërcime, Hajrizi me 13 pikë dhe Hinds me 14 pikë. 10 pikë shtoi Fisnik Rugova.

Andrew Lawrence ishte më i miri. 23 pikë dhe 4 asistime për të ndaj Enisey. Foto: Telegrafi
Andrew Lawrence ishte më i miri. 24 pikë dhe 4 asistime për të ndaj Enisey. Foto: Telegrafi

Prishtina duhet t’i fitojë ndeshjet e mbetura për të shpresuar në një kualifikim mrekullues tutje në FIBA Europe Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori