Prishtina barazon ndaj Ferizajit

Edhe në pjesën e dytë, Prishtina kishte më shumë nga loja, krijoi edhe disa raste të mira, por goli ishte enigmë e pazgjidhur për sulmuesit e kësaj skuadre.
Istogut i ndalet turri
Pas tri fitoreve radhazi, Istogu nuk arriti ta vazhjdojë këtë seri, duke luajtur baras me Dritën e Gjilanit 1:1. Drita kaloi në epërsi në minutën 32, kur Ardian Limani u tregua i vëmendshmëm para portës së Istogut, kurse rezultati u barazua në minutën 43, me golin Elvis Gacaferrit.
Fitore e vështirë e Besës
Edhe në këtë ndeshje u dëshmua s Drenica është skuadër e papërshtatshme për Besën. Drenicasit shënuan të parët përmes Fisnik Lushtakut, kurse në minutën 61, Mensur Duraku arriti ta barazojë rezultatin në 1:1. Megjithatë, pejanët në minutën e 80-të, shënuan golin e epërsisë përmes Kastriot Rexhës, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e Drenicës, kështu që ndeshja për disa minuta ishte ndërprerë.Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku për shkaktë sjelljeve josportive u ndëshkua me karton të kuq.
Llamkos Kosova pa telashe me Vëllaznimin
Kampioni aktual nuk ka lejuar befasi, duke e mposhtur Vëllaznimin më lehtë sesa është pritur. Vushtrriasit kaluan në epërsi me golin e Bashkim Shalës në minutën 11, me çka edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë Llamkos Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe në minutën 57, shtoi epërsinë në 2:0. Milot Rashica gjuan bukur, kurse portieri i Vëllaznimit e dëbon shkurt topin deri te Dion Zabërxha, i cili pa shumë telashe e fërfëlln topin në rrjetën e Altik Muhaxherit.
Pa fitues në Drenas
Ndonëse kishte më shumë nga loja, skuadra e Frronikelit nuk arriti më shumë se një barazim në duel me Trepçën e cila u mbrojt mjaft mirë, duke mos lejuar që për 90 minuta të mposhtet.
Superliga- java 8
Trepça ‘89 – Hajvalia 3:0
Istogu – Drita 1:1
Besa – Drenica 2:1
Prishtina – Ferizaj 1:1
Feronikeli – Trepça 0:0
Llamkos Kosova – Vëllaznimi 2:0
Tabela
1. Hajvalia 8 6 1 1 15:8 19
2. Ferronikeli 8 4 3 1 8:7 15
3. Trepça’89 8 3 4 1 12:6 13
4. Besa 8 4 1 3 11:13 13
5. Llamkos K. 8 3 3 2 9:4 12
6. Prishtina 8 3 3 2 9:6 12
7. Istogu 8 3 2 3 10:14 11
8. Vëllaznimi 8 2 4 2 10:7 10
9. Drita 8 2 2 4 7:13 8
10. Drenica 8 2 1 5 13:12 7
11. Trepça 8 2 1 5 5:11 7
12. Ferizaj 8 1 1 6 4:12 4
Në javën e 9-të, takohen: Vëllaznimsi – Trepça ’89, Trepça – Llamkos Kosova, Ferizaj – Feronikeli, Drenica – Prishtina, Drita – Besa, Hajvalia – Istogu



















































