LAJMI I FUNDIT:

Prishtina 01 kualifikohet në Main Round të Ligës së Kampionëve në futsall

Prishtina 01 kualifikohet në Main Round të Ligës së Kampionëve në futsall

Kampioni i Kosovës dhe fitues i Kupës së Kosovës në futsall , Prishtina 01 është kualifikuar tashmë në “Main Round” në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.

Klubi kryeqytetas ka filluar të lë gjurmë në futsallin evropian, pasi ka arritur të kalojë si e para Grupin D në ndeshjen para-kualifikuese.


Pas dy fitoreve bindëse ndaj skuadrës islandeze, Isbjorninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1), prishtinasit morën rezultat pozitiv edhe ndaj polakëve vendas të KSC Lubawa.

Prishtina në këtë ndeshjen e tretë arriti një barazim shumë të vlefshëm 1-1, duke bërë që ta mbyll grupin si lider.

Casper Sendlewski i kaloi vendasit në epërsi 1-0 në minutën e tetë, por ishte Drilon Maxharraj, i cili barazoi 1-1 në minutën e 13-të dhe deri në fund të ndeshjes nuk pati gola tjerë.

Pas këtij barazimi, Prishtina e mbyll Grupin D me 7 pikë, po aq sa KSC Lubawa, por me goldallim më të mirë, duke bërë që të jetë lider.

Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në ‘Main Raund’ me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor.

“Main Round” çon ekipet pastaj në raundin elitar të nëntorit dhe dhjetorit, i cili do të vendosë katër pretendentët për në finalet e eliminimit në maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori