LAJMI I FUNDIT:

Prifti i Kishës Ortodokse Ruse sulmon një prift të Kishës Ortodokse të Ukrainës – zbulohet arsyeja që solli përplasjen

Prifti i Kishës Ortodokse Ruse sulmon një prift të Kishës Ortodokse të Ukrainës – zbulohet arsyeja që solli përplasjen

Një prift nga Kisha Ortodokse Ruse sulmoi me kryq një të Kishës Ortodokse të Ukrainës, sepse ai e akuzoi atë për bashkëpunim me armikun.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përleshja që u ndërpre nga besimtarët ndodhi në Vinnytsia Oblast (Ukrainë), kur një klerik i Kishës Ortodokse të Ukrainës u sulmua nga homologu i tij nga Kisha Ortodokse Ruse.


“Mbështetësi i Putinit Gundyayev goditi me kryq kolegun e tij”, njofton Nexta.

Arsyeja ishte akuzimi i një prifti nga Kisha Ortodokse Ruse për ndihmë pushtuesve.

Në shumë vende në Ukrainë, ortodoksët ndahen në besimtarë të Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe në besimtarë të Kishës Ortodokse Ruse, e cila është nën Patriarkanën e Moskës. /Telegrafi/