LAJMI I FUNDIT:

PriFest zbulon risitë tjera të këtij edicioni

PriFest zbulon risitë tjera të këtij edicioni

Prishtina International Film Festival do ta nis edicionin e tij të 8-të me “Mediterranea” të Jonas Carpignano.

Focus është një nga hapësirat shumë interesante të PriFest duke qenë se, në kontekstin që përfaqëson, ndryshon përgjatë çdo edicioni. Këtë vit, “në fokus” do jenë filmat fitues të Fipresci Prize në festivale të ndryshme në botë, si dhe Focus USA që sjell kinemanë amerikane.


Fipresci Winners do sjellë tre filma të cilët kanë fituar një ndër çmimet e rëndësishme të dhënë në festivalet kinematografikë në botë: atë të jurisë së kritikëve të filmit, juri e cila gjithashtu do jetë e pranishme në PriFest për të dhënë vlerësimin e tyre mbi filmin më të mirë të “Honey&Blood Competition” – kategorisë garuese midis filmave të Ballkanit.

Selektorja e Fipresci, Barbara de Lorey, ka vendosur të shfaq në ekranin e PriFest tre filma të cilët përfaqësojnë kinemanë arabe. Këto të fundit variojnë që nga provokuesi “As I Open my Eyes”; sensacioni i nominuar për Oscar që vë në dyshim jo vetëm politikat sociale, por dhe imperializimin e Lindjes së Mesme nga ndikimi perëndimor ,“Theeb”, e deri tek fituesi i çmimit “Un Certain Regard” i Festivalit të Kanës – çmim dedikuar këndvështrimit unik kinematografik – “Horses of God”.

Focus U.S.A. sjell një retrospektive të veçantë ndaj revolucionarëve Ethan dhe Joel Coen, përmes filmave kult: “The Big Lebowski” i cili shënoi rikthimin e Jeff Bridges në ekranin e madh; fituesin e dy çmimeve Oscar dhe 73 çmimeve të tjera ndërkombëtare ,“Fargo”; dhe rekordin e katër çmimeve Oscar dhe 155 të tjerave, përpos 133 nominimeve të tjera, “No Country for Old Men”. Ky Focus vjen me përkrahjen e partnerit luajal të festivalit, Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Prishtina International Film Festival ka shprehur gjithmonë mbështetjen ndaj çështjes së komunitetit LGBT, duke qenë festivali i parë dhe i vetëm që i kushton hapësirë të veçantë kinemasë dedikuar temave të zbulimit dhe pranimit të identitetit dhe diversitetit seksual.

Këtë vit programi “Let it be” dhe Outfest LA, festivali më i vjetër LGBT në Amerikë, do të sjell “The Danish Girl”, bazuar në historinë e jashtëzakonshme të miqësisë, dashurisë mes Gerda dhe Einer Wegener; aventurës së 17-vjeçares Sangaile teksa zbulon veten në “Summer of Sungaile”; një aspekt tërësisht të ri të Cape Town dhe Afrikës së Jugut falë filmit “While You Weren’t Looking”; trajtimin e rrallë të jetës transeksuale “Carmin Tropical” nga Rigoberto Perezcano, i cili premton të jetë Almodovari i ardhshëm; dhe filmin tronditës mbi seksualitetin, fenë dhe emigracionin, “Naz and Maalick”.

Shumë filma mund të përngjajnë në stil si britanik, por vetëm filmat autentikë britanikë nuk ngjasojnë me askënd tjetër.

British Night është tashmë një traditë në PriFest dhe si e tillë gjithmonë ka sjellë crème-de-la-crème të kinemasë angleze. Kjo mundësohet falë partneritetit me Këshillin Britanik dhe Ambasadën Britanike në Kosovë.

“The Man Who Fell to Earth” merr statusin e eventit të dyfishtë, duke qenë nostalgjik, artistik po aq sa tribut ndaj David Bowiet që ndërroi jetë mu në këtë vit.

Për ata që u mungon dhe do ta kujtojnë përgjithmonë këtë mbret të muzikës, dedikohet edhe kjo mbrëmje dhe ky film.

“The Danish Girl” merr gjithashtu të njëjtin status pasi do shfaqet mu në mbrëmjen e quajtur “British Night”, por gjithashtu është pjesë e “Let It Be Program”.

Festivali i organizuar në Kosovë në vitin 1999 nga Vanessa Redgrave dhe Fatos Berisha për rikthimin e refugjatëve në atdhe pas sulmeve të NATO-s, në të cilin ishin ftuar artistët Philip Glass dhe Patricia Kaas, u xhirua gjatë asaj kohe nga regjisori Adam Soch. Sot ai ka formën e një dokumentari sa emocional aq dhe të gëzueshëm me titullin “The Return”, ndaj ka kuptim që premierën e tij të parë botërore (filmi është realizuar në vitin 1999-2000 dhe nuk është shfaqur kurrë) ta ketë në PriFest, e aq më tepër gjatë “British Night”. Beverley është edhe një film që I takon kësaj mbrëmje nga programi I metrazhit të mesëm.

Programi i fundit i bërë publik është dhe ai i Swiss Night, i prezantuar për here të parë në këtë edicion të PriFest, që do shfaq filmin dokumentar “Beekeeper” – historia e pazakontë e integrimit të një refugjati turk në zemër të një shteti në dukje konservator si Zvicra. Një histori humbje dhe shprese, disfate dhe fitore, e cila në fund të ditës i përket të gjithë njerëzve pa marrë parasysh kombësisë.

“WonderLand” sjell këndvështrimet maratonë të dhjetë regjisorëve të cilët përmes historive të ndryshme, tregojnë realitetin e përditshëm të qytetarëve zviceranë, në formën e tij më komike, dramatike apo praktike.

PriFest gjithmonë ka sjellë më të mirën e kinemasë botërore në ekranin e tij dhe programi i këtij edicioni pritet të jetë po aq cilësor sa ai i viteve të shkuara, e mbase më shumë, duke qenë së flasim për një projekt i cili rritet e zgjerohet vit pas viti, aq sa sot gëzon statusin e një festivali të kategorisë së lartë për të cilin shkruajnë dhe komentojnë mediat më të rëndësishme botërore të kinemasë, bllogerë dhe platforma të ndryshme.

Kliko KËTU për programet e ndryshme te festivalit. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Teatri
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Kulture
AKROBATI

AKROBATI

Poezi
VRAJENI QIELLIN E KALTËRT

VRAJENI QIELLIN E KALTËRT

Poezi
Ndërrimet, triumf i ri

Ndërrimet, triumf i ri

Fjala+
Kalo në kategori